Google search engine
Home Bota Fundosja e varkës në Itali/ Zbardhen detaje të reja, dyshohet për 3...

Fundosja e varkës në Itali/ Zbardhen detaje të reja, dyshohet për 3 spiunë mes viktimave

0
119

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e një ditë më parë në Lago Maggiore në Itali, ku si pasojë e fundosjes së një varkë humbën jetën 4 persona.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, dy prej viktimave ishin agjentë të shërbimeve sekrete italiane, një agjent izraelit i dalë në pension dhe një 50 vjeçare ruse, e identifikuar si bashkëshortja e pronarit të varkës.

Varka me mbi 25 persona në bord u fundos si pasojë e motit të keq, teksa zbulimet e reja kanë shtyrë autoritetet të thellojnë hetimet. Varka ndodhej mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona kur ndodhi tragjedia, në një kohë kur personat e pranishëm po festonin një ditëlindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here