Basha: Për hir të bashkimit të PD kam futur në lista ata që kishin dosje korrupsion, ja si do bëhet vetingu në politikë

0
87

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje gjatë takimit në Durrës se për hir të bashkimit të PD kishte futur në lista persona që kishin dosje korrupsioni. Ky vit më ka dhënë mundësinë të reflektoj, tha Basha ndër të tjera. “Është investimi që ju keni bërë, të një lidership që s’ka fare të bëj me Trekëndëshin e Bermudës, as në aftësinë për të kuptuar gabimet. Është e vërtetë, mbaj unë përgjegjësi për faktin që edhe këtu në degën e Durrësit, por edhe në qendër, ka pasur shumë, jo vetëm një që ka vendosur interesin e tij personal mbi sakrificat dhe kontributet tuaja. Pa diskutim që ky vit më ka dhënë mundësinë të reflektoj e të kuptoj edhe gabimet e asaj kohe. Ua them edhe pse ka ndodhur? Sepse padrejtësisht jam dhënë unë dhe ekipi im, ndaj manisë, obsesionit për të bashkuar çdo votë të mundshme, në kurriz të vlerësimit të kontributit dhe integritetit të çdo demokrati, apo akoma më keq të çdo drejtuesi. Dhe kjo ju ka dhënë shansin oportunistëve, ju ka dhënë shansin njerëzve me cen, njerëzve pa reputacion, njerëzve me rekorde korrupsioni, njerëzve që kanë vendosur interesin e tyre mbi interesin tuaj jo thjeshtë e vetëm të kapi një pozicion për vete, por edhe ta mbyllin qarkun. Ta bëjnë të pa mundur për ty, për të tjerët, që të jepnin një kontribut të drejtpërdrejtë. Ky reflektim do të më udhëheq që kurrë më njerëz të tillë mos të pengojnë rininë dhe njerëz me vlera të marrin përgjegjësinë në PD”, deklaroi ai. Ndërkohë Basha tregoi detaje se si mund të bëhet riorganizimi i PD. “Partia do bëjë riorganizimin e vet. Pjesë e saj do jete edhe zgjedhja e kryetarit të partisë. Edhe unë si anëtar i partisë dhe pjesë e grupit parlamentar. Ky do të jetë momenti kur unë duhet te shprehem. Te shprehem tani është e padrejtë ndaj atyre që unë iu inkurajoj të jenë pjesë e garës, kur të hapet procesi. Unë gjykoj, me etiken time, pa u shpallur procesi i zgjedhjeve ne parti, për kryetar partie, do ishte dyfish i padrejte. Askush nuk mund të flasë pa u marrë vendimet me 6 Qershor. S’më takon të flas edhe për faktin, që dikush tjetër do të kandidoje, këto kushte nuk i ka. Kur të shpallet momenti, vete natyra e ngjarjes do jetë e tillë që nuk do te mbahet me sekret. Çdo qëndrim ka dy anë. Meriton të dëgjohet nga dy anët”, nënvizoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here