Google search engine
Home Rajoni Kosova Zjarr, tym dhe gaz lotsjellës, dalin pamjet nga përplasjet në veri të...

Zjarr, tym dhe gaz lotsjellës, dalin pamjet nga përplasjet në veri të Kosovës

0
88

Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione në para ndërtesës së komunës së Zveçanit, ku po mbahet një protestë.

Është dashur ndërhyrja e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shpërndarë protestuesit serbë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga REL, zona është përfshirë nga gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.

Protestuesit hodhën në drejtim të KFOR-it gurë, shishe dhe bomba molotovi. Nga mjetet shpërthyese që u hodhën u dogj një makinë.

Si pasojë janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë u shpërndanë pas ndërhyrjes.

Megjithatë, një kordon i KFOR-it, i pajisur për situata tensioni, vazhdon të mbetet në gatishmëri para ndërtesës së komunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here