Google search engine
Home Politike “A mund ta arrestoni vetë “peshkun” e parë të madh”, Gaz Bardhi...

“A mund ta arrestoni vetë “peshkun” e parë të madh”, Gaz Bardhi “urdhër” të prerë Altin Dumanit, ja reagimi i tij

0
192

SPAK raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi, Altin Dumanit që si drejtues i këtij institucioni të hedhë vetë hapin i pari për të ndëshkuar të paprekshmit e 30 viteve të fundit në Shqipëri.

“Ju takon juve i pari që të hidhni vetë hapin për t’u dhënë zemër të tjerëve. Pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë që të thyejë mitin e të paprekshmëve në Shqipëri” kërkoi Bardhi.

Kreu i SPAK-ut, Dumani tha se hetimi për zyrtarët e lartë është shumë i vështirë. “Nuk mund të raportojmë për çështje konkrete.

Krimi i “jakës së bardhë” janë çështjet penale më të vështira për t’u hetuar. Krimi i organizuar është më i thjeshtë krahasuar me këtë” tha ai.

Por bëri një paralajmërim. “Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatet e tyre” tha Dumani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here