Google search engine
Home Bota Rajoni Bullgaria gati të rikthejë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, ja paralajmërimi që...

Bullgaria gati të rikthejë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, ja paralajmërimi që ka për Shqipërinë

0
102

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë realizuar përplasjen e radhës në Bruksel në kushtet kur Sofja nuk ka realizuar ndryshimin e Kushtetutës, për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj. Sipas qeverisë bullgare, këto ndryshime kushtetuese janë thelbësore, përndryshe mbi Shkupin do të vendoset sërish vetoja.

Ndryshimet e kushtetutës maqedonase kërkohen në kuadër të marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer theksoi se negociatat mund të hapen vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës, por ndryshimet kushtetuese nuk janë votuar në parlament pasi kundërshtohen nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE. Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me votat e 80 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë.

Në këto kushte, zv/presidentja bullgare, Iliana Iotova ka propozuar që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut duhet të shkëputen në procesin e fillimin të negociatave të anëtarësimit me hapjen e kapitujve të parë në fund të këtij viti.

Kryeministri maqedonas, Kovaçevski është kundërpërgjigjur duke e akuzuar Bullgarinë se po flet me të njëjtat standarte si Rusia me Ukrainën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here