Pazar votash edhe në Greqi/ E pësojnë keq pesë persona

0
83

Kanë rënë në prangat e policisë greke 5 persona pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.

Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë. Policia sqaron se ata u kapën me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.

Në çantën e tyre u gjet shuma prej 6060 euro. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatën e Kardhicës për masë sigurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here