Aktivistja Evi Kokalari ka paralajmëruar dje se do të krijojë një parti të re në Shqipëri, të cilën do ta emërojë ‘Lëvizja Konservatore’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ku nuk ka ngurruar të ironizojë as Berishën duke u shprehur se do të krijojë struktura pa elementë të LSI-së në lëvizjen e saj. Ndër të tjera, Kokalari tha se lëvizja e saj do të nisë të marrë jetë më 15 qershor, ditën kur do të vijë në Tiranë. Ajo shtoi se në lëvizjen e saj do të mbledh njerëz të rijnë, demokratë dhe vizionar të cilët, sipas saj nuk kanë si synim karrigen por shkatërrimin e kupolës 32-vjeçare të korrupsionit. “Në 15 Qershor jam në Tiranë. Lëvizja Konservatore zyrtarisht do filloj kur të jem aty, por organizatorët janë në terren tashti, kështu që më kontaktoni nëse doni të aktivizoheni. Momentalisht fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera. Qëllimi im është të organizoj siç duhet të djathtën Shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si unë s’kanë nevojë për një karrige, por janë seriozë dhe duan ndryshime serioze, që nga ndalimi i korrupsionin dhe deri tek shkatërrimi i kupolës 32 vjeçare. Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmonë ju ka munguar – meritokracinë. E ndjej veten mëse të zonjën të ndërtoj të djathtën Shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PD-në, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë! PD-ja mund të arrij aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju. Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestare deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PD-ja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët”, shkroi Evi Kokalari.



































