Google search engine
Home Politike Deputetët bojkotojnë mbledhjen e Alibeajt, zbulohet arsyeja

Deputetët bojkotojnë mbledhjen e Alibeajt, zbulohet arsyeja

0
142

Enkelejd Alibej, tashmë i tërhequr nga posti i drejtuesit Teknik të Partisë Demokratike zyrtare, ditën e vendimit kishte paralajmëruar mbledhjen e kryesisë ku parashikohej të mbahej ditën e sotme për riorganizimin e PD-së.

Por për disa anëtarë të kryesisë dhe deputetë, Enkelejd Alibeaj tashmë është i dorëhequr dhe nuk ka më tagrin apo kompetencën për të thirrur kryesinë e PD-së.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është në pritje të përgjigjes së Jorida Tabaku nëse do të marrë drejtimin e komanduar të PD-së apo jo, pasi aktualisht mban pozicionin e nënkryetares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here