Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të enjte pretencën për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit. SPAK dënimin më të lartë e ka kërkuar për ish-ministrin Lefter Koka, si dhe Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, me 10 vite burg për secilin.
U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”.
Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.
Pretenca për të akuzuarit:
Lefter koka 10 vjet/6.8
Alqi Bllako 4 vjet /2.8
Pëllumb Abeshi 4 vjet / 2.8
Klodian Zoto 10 vjet/ 6.8
Serafin Papa 4 vjet/ 2.8
Bardhyl Çabiri 4 vjet/ 2.8
Etleva Kondi 4 vjet/ 2.8
Mirel Mërtiri 10 vjet/ 6.8
Stela Gugallja 7 vjet/ 4.8
Jonida Zeqo 4 vjet/ 2.8












































