Google search engine
Home Politike Vazhdon ‘lufta’ brenda llojit, Alibeaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të...

Vazhdon ‘lufta’ brenda llojit, Alibeaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të Berishës: Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit

0
124

Enkelejd Alibeaj, ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike i është përgjigjur Sali Berishës, ku i ky i fundit deklaroi sot se Alibeaj dha dorëheqjen pasi është paguar nga kryeministri Edi Rama 220 mijë euro.

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Berisha është duke përjetuar një katastrofë elektorale ndërsa thotë se Berisha bashkë me “sojin dhe sorrollopin e tij” i duhet Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.

Alibeaj drejtoi për gati 1 vit grupin e njohur si “grupi i vulës” ndërsa dje dha dorëheqjen. Rezultati i grupit në zgjedhje ishte i papërfillshëm duke mos fituar në asnjë bashki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here