Dorëheqja e papritur e Alibeajt, ja si e priti Jorida Tabaku

0
142

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale si dhe dorëheqjen e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë në hyrje të parlamentit, Tabaku tha se duhet bërë një reflektim i thellë në lidhje me situatën dhe duhet të gjenden gabimet Brenda PD-së.

Ajo nënvizoi se Partia Demokratike duhet të ishte e bashkuar në zgjedhje pavarësisht interesave personale.

“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam.

Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here