Google search engine
Home Politike Çepani i Skraparit shpall “non grata” Ilir Metën, as fshati i tij...

Çepani i Skraparit shpall “non grata” Ilir Metën, as fshati i tij nuk e votoi pas aleancës me Sali Berishën, ja pse bashkëfshatarët e vetë përbuzën spiunin me inicialet I.M

0
188

Humbja e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit, është në kufijtë e të pabesueshmes. Natyrisht pritej që ata të humbnin në shumicën e bashkive, por humbja ka ardhur me një rezultat plebishitar, që nuk të lë asnjë fjalë për pretendime apo kontestime. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të sigurojë fitoren në vetëm 7 bashki, kundrejt Partia Socialiste që ka marrë shumicën dërrmuese. Por interesant është fakti që Berisha dhe Meta nuk fituan dot as Tropojën dhe Skraparin. Qytetarët shqiptarë refuzuan dyshen Meta-Berisha, por ndëshkimi më i madh në këto zgjedhje është që ata nuk morën dot mbështetje as në qytetet e tyre të lindjes. Pra, edhe njerëzit e tyre i refuzuan me votë duke votuar për Partinë Socialiste. Ilir Meta u braktis në vendin e tij në Skrapar, të cilin e ka përdorur politikisht për vite me radhë, zonë që e ka zgjedhur deputet për disa mandate rresht. Madje kur ishte president i Republikës, për të kërcënuar Edi Ramën, Meta thoshte se “jam malësor si doktori”, duke ju referuar vendlindjes së tij, Çepanit, një fshat që është një zonë malore. Pikërisht, këtu pritej që fitorja të ishte e padiskutueshme, por në fakt nuk ndodhi ashtu, pasi fshati Çepan e shpalli kreun e Partisë së Lirisë “non-grata”. Sipas të dhënave të nxjerra nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe procesverbalit të Q.V. nr 3541/100 Çepan, Skrapar, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak i Skraparit, Adriatik Mema, në njësinë administrative të Çepanit ka marrë 215 vota, kurse kandidati i Metës, Euglen Mustafallari ka marrë 151 vota. Sa i takon votave për Këshill Bashkiak, në Çepan vetëm 56 qytetarë kanë votuar për Metën, ndërsa 165 qytetarë kanë votuar për Partinë Socialiste. Gazetarët e gazetës “SOT” udhëtuan në fshatin e lindjes të ish-presidentit Meta, ku duke komentuar këtë rezultat, zgjedhësit e fshatit Çepan u shprehen njëzëri se “Ilir Meta ka turpëruar fshatin dhe Skraparin se u bë shok me Sali Berishën dhe nuk duam më të shkelë në fshatin tonë”.

Meta merr goditje edhe në Skrapar

Por teksa humbja në fshatin e tij të lindjes Çepan kaloi pa shumë bujë, kreu i Partisë së Lirisë që akuzohet se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit me iniciale I.M, duket se ka marrë edhe një goditje të fortë në rrethin e Skraparit. Sipas të dhënëve të KQZ, qytetarët i dhanë shansin socialistit Adriatik Mema, i cili mori 55.84 % të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Euglen Mustafallari mori 44.16 % të votave. Por përveç kësaj, Ilir Meta është thyer keq në fshatin e tij të lindjes, ku kandidati i tij është rrëzuar me një diferencë të ndjeshme. Pra, kjo është një goditje e fortë për Ilir Metën të “fortin” e Skraparit që thyen në mes më të mirin.

Berisha pëson të njëjtin fat si Meta

Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi edhe kreu i “Foltores”, Sali Berisha humbi në qytetin e tij të lindjes në Tropojë, një bashki historikisht e djathtë, ku socialistët patën mundësinë ta qeverisnin vetëm në 2019, kur Partia Demokratike bojkotoi zgjedhjet vendore. Por, pas drejtimit për 4 vite nga Partia Socialiste, tropojanët i dhanë këtë ndëshkim Berishës duke i dhënë besimin socialistit Rexhe Byberi, i cili mori 51.25 % të votave kundrejt 48.75 % të votave që mori kandidati i Bashkë Fitojmë Besnik Dushaj. Pra, nëse e shohim qartë kemi të bëjmë me një “shuplakë” që bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e tyre iu kanë dhënë dyshes anti-amerikane Berisha-Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here