Google search engine
Home Politike Përfundon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Himarë

Përfundon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Himarë

0
120

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Himarë. Partia Socialiste ka mundur të fitojë në Këshillin Bashkiak me 36.06% të votave, ose 9 mandate.

Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 30.22% të votave, ose 2328 vota. Të përkthyera në mandate koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 8 mandate në këshillin e ri bashkiak.

Një mandat ka mundur të sigurojnë dhe Partia Demokratike zyrtare, Minoriteti Etnik për të Ardhmen, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Alenca Progresiste L.ZH.K.

Ndërkohë kujtojmë se zgjedhjet në bashkinë e Himarës u fituan nga kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg si nën akuzat për blerje votash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here