SPAK aksion ‘blic’ në Himarë/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Fredi Belerit

0
121

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri. Sipas informacioneve, mësohet se bashkë me Fredi Belerin në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake të marra, operacioni është kryer nga SPAK.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pak pas mesnate, rreth orës 00:15 pranë restorantit të tij në Himarë. Në videon e siguruar, Beleri shihet duke qëndruar me disa persona të tjerë në momentin ku i afrohen forcat e policisë. Në momentin e arrestimit kanë qenë edhe agjentë të Byrosë të Hetimit.

Kujtojmë që arrestimi i Belerit vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ai pritej të mbante sot edhe takimin përmbyllës të fushatës. Beleri është përballur me kritika ditët e fundit për një deklaratë të bërë për median greke Protothema, ku fliste për një program për helenizimin e Himarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here