Google search engine
Home Sport Partizani ka shqetësime dëmtimi, por edhe Tirana, dy rivalët në alarm para...

Partizani ka shqetësime dëmtimi, por edhe Tirana, dy rivalët në alarm para derbit të 17 majit

0
122

Të kuqtë janë optimistë se mund ta përmbysin Tiranën, për të bërë të vetin kryesimin dhe për të fituar titullin. Natyrisht që një farë të drejte e kanë, pasi humbja e Tiranës në Durrës me Teutën dhe ngushtimi me dy pikë në kryesim, i kanë dhënë zemër ekipit të Partizanit, të cilit tani i duhet thjeshtë të fitojë derbin që të marrë vendin e parë në renditje dhe të shndërrohet në favoritin kryesor për titull. Ndërkohë, Partizani ka kryer ditën e djeshme stërvitjen e radhës, ndërkohë që ngarkesat nga ana e trajnerit Kolela nisin të rriten gradualisht, me qëllim mbërritjen në derbi në formë sa më optimale. Ditën e djeshme në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët, por disa nuk janë stërvitur normalisht. Andi Hadroj është lojtari më i aktivizuar në këtë sezon dhe kjo pa dyshim që ka ndikuar edhe në fizikun e tij. Ai në ndeshjet e fundit nuk është parë kushtet maksimale dhe arsyeja ka qenë lodhja fizike, që është shkaktuar prej aktivizimit të vazhdueshëm. Ditën djeshme ai e ka lënë stërvitjen në gjysmë. Mbrojtësi ka shfaqur një shqetësim fizik dhe për ta ruajtur, stafi teknik e ka lënë pushim. Burime nga skuadra bëjnë me dije se mbrojtësi ka vetëm një ngarkesë muskulore dhe i duhet pak pushim, që e ka luksin ta marrë. Edhe sot ai pritet të mos stërvitet me shokët. Probleme mësohet se ka edhe Matondo, i cili ka marrë një goditje, por as ai nuk e rrezikon sfidën me Tiranën. Ndërkohë, ngarkesë nuk i është dhënë as Da Silvës, i cili është stërvitur gjithashtu i veçuar.

Kampionati i moshave, Fieri e Tirana bëjnë “ligjin” tek U-14 dhe U-15

Sikurse raportojnë mediat sportive më afër federatës, turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF, uli siparin këtë të enjte me tri takimet finale për tri grupmoshat e ndryshme: U-13, U-14 dhe U-15. Për herë të parë, ndeshjet finale për grupmoshat e ndryshme u zhvilluan në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në Tiranë. Shkodra-Fieri ishte ndeshja finale e grupmoshës U-13, një takim i fituar nga fierakët e vegjël. Të dyja ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës gjatë 60 minutave të lojës. Ndeshja u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0. Fierakët u shpallën kampionë të kësaj grupmoshe, duke triumfuar 4-1 me 11-metërsha. Në finalen e grupmoshës U-14, Fieri-Durrësi, djemtë e vegjël të detit u shpallën fitues të kësaj grupmoshe. Pas një ndeshjeje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja ekipet krijuan shumë raste. Në minutën e 55-të të fraksionit të dytë, Mustafaj gjeti golin e triumfit për durrsakët. Pas një goditjeje dënimi, që i shpëtoi nga duart portierit fierak. Mjaftoi vetëm ky gol që ekipi rajonal i Durrësit të ngrinte trofeun e kampionëve për grupmoshën U-14. Në takimin e vlefshëm për grupmoshën U-15, Tirana-Fieri, kryeqytetasit u shpallën kampionë, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj fierakëve të vegjël. Golat e kësaj sfidë u shënuan nga Ademi në minutën e 10-të dhe Matraku e Zhegu në minutat 45-të dhe 65-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here