Google search engine
Home Politike Lulzim Basha: Sali Berisha ka rënë në batakun e Edi Ramës, spekulimet...

Lulzim Basha: Sali Berisha ka rënë në batakun e Edi Ramës, spekulimet dhe montazhet e tij janë shembull i humbjes së toruas për t’i paraprirë disfatës së thellë më 14 maj

0
127

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar dje pas publikimit të videos së takimit sekret mes tij dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në median “Syri TV” të kontrolluar nga familja Berisha, teksa mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Basha akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka rënë në batakun e kryeministrit Edi Rama, ndërsa spekulimet dhe montazhet e tij referuar videos së publikuar, ai e cilëson si shembull të humbjes së toruas nga ana e “non gratës” për t’i paraprirë humbjes së thellë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të korrë më 14 maj. “Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet të pastra, që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Edi Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës. Kështu që i dashur, Rigels, janë rendë shumë. Kërkojnë alibi për atë që i pret me 14 maj. Pyetja është nese reagimi ju kthen përgjigje apo vetëm ju hap oreksin për të na tërhequr në batakët e shpifjeve që kane 2 vjet që bëjnë. Kjo e dyta na mban të mbërthyer në debatin që ata duan dhe jo atë që na duhet të bëjmë për të nesërmen”, deklaroi ish-kreu i PD, Lulzim Basha për gazetën “SOT”.

Desada Metajt-Berishës: Doktor më zhgënjeve, na kishe premtuar video erotike

Ndërkohë edhe Desada Metaj, ish-këshilltarja e Lulzim Bashës, aktualisht anëtare e AMA-s, ka reaguar dje për lajmin e publikuar dy ditë më parë, ku thuhej se Basha dhe Taulant Balla janë takuar në një apartament. Siç duket makina me të cilën Basha mbërrin në apartament është e Desada Metajt dhe kjo e fundit e ka konsideruar si një montazh videon ku pretendohet se Balla dhe Basha janë takuar me njëri-tjetrin në 3 dhjetor. Por në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ajo thotë se Berisha do ta përdorë videon si alibi për humbjen në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa me ironi theksoi se ishte “zhgënjyer” nga kryefoltoristi, i cili kishte paralajmëruar më parë publikime të videove erotike të ambasadorëve të huaj. “Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden. Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua ‘non grata’. Krusha- episod2”, shkruan Desada Metaj.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se dy ditë më parë në median “Syri TV” të kontrolluara nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha, u publikua një video, ku pretendohet se ka pasur një takim të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas të njëjtave burime figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij. Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë. Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin. Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here