Panik në Tel Aviv/ Ndizen sirenat e alarmit, lëshohen mbi 60 raketa nga Rripi i Gazës, qytetarët vrapojnë për të shpëtuar

0
113

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan sot në Tel Aviv pas lëshimit të raketave nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Sipas një zyrtari të lartë izraelit të sigurisë, të paktën 60 raketa u lëshuan brenda 45 minutave nga territori palestinez.

Kjo vjen pas sulmeve ajrore izraelite që shkaktuan 16 viktima. Ushtria izraelite tha në një deklaratë sirenat e alarmit u dëgjuan në Sderot dhe Ashkelon, të cilat ndodhen pranë kufirit me Gazën.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here