Një gazetar rumun ka zbuluar disa kompani biznesi të krijuara në Rumani, që i kanë shkaktuar dëm ekonomik miliona euro shtetit të tyre me mospagim taksash dhe krimesh të tjera ekonomike, janë në pronësi të disa shtetasve shqiptarë nga Lezha. Kozmin Savu dhe disa hetues të tjerë ndodhen këto ditë në Lezhë, ku zbuluan se 60 kompani kanë kryer mospagim të taksave, pastrim të parave nga krimi, mashtrim të kompanive, bankave apo kompanive të tjera private. Këto kompani fantazmë, regjistrohen në emra të tjerë, por pronarët e vërtetë janë 26 shtetas shqiptarë që qëndrojnë në hije. Madje, pas këtyre kompanive fshihen zyrtarë të lartë shteti. -Të vrarë e të zhdukur, gazetarja: Thodhori mund të ketë nxjerrë në pritë Sulovarin- Gazetarja Anduena Llabani zbuloi detaje të reja për “MCN TV” lidhur me dy shtetasit e zhdukur në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi). Sipas saj, policia ka ngritur një pistë hetimi se Thodhori ka nxjerrë në pritë Sulovarin. Por, pengmarrësit dhe vrasësit, nga frika se ai mund të zbulonte të vërtetën pas ngjarjes, mund të kenë vendosur t’i vrasin të dy. “Për Leonard Theodhorin ka një version deri tani që aludohet se ai ka qenë personi që e ka nxjerrë në pritë. Kanë qenë shokë, por ka shumë dyshime, të paktën nga familjarët e Fatmirit që Leonardi e ka nxjerr në pritë Fatmirin dhe pastaj është ekzekutuar pasi kanë pasur frikë se mund të flasë. Është një nga pistat që po hetohet”, deklaroi Llabani.



































