Google search engine
Home Bota Grupi Wagner njofton tërheqjen nga Bakhmuti pasi i mbaruan municionet, reagon kreu...

Grupi Wagner njofton tërheqjen nga Bakhmuti pasi i mbaruan municionet, reagon kreu i çeçenëve: Mund t’i zëvendësojmë

0
124

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i vjen në ndihmë kreut të grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin. Ai tha se und të dërgonte luftëtarët e tij në Bakhmut për të zëvendësuar mercenarët e grupit Wagner.

“Për mua, si për çdo person që kujdeset për fatin e vendit tonë, është e pakëndshme të dëgjosh deklaratat e fundit të Yevgeny Prigozhin dhe që Ministria ruse e Mbrojtjes nuk komenton apo takohet me udhëheqjen e grupit “Wagner” për të marrë ndonjë vendim apo shpjegim”, tha Kadyrov.

“Nëse Prigozhin dhe grupi ‘Wagner’ largohen, Shtabi i Përgjithshëm do të humbasë një njësi luftarake me përvojë, dhe Kadyrov dhe Akhmat do të zënë vendin e tij në Artemovsk (Bakhmut). Nëse kjo ndodh, luftëtarët tanë janë gati të largohen dhe të pushtojnë qytetin. Është çështje orësh”, shtoi ai.

Deklarata e Kadyrovit vjen pasi, Prigozhin kërcënoi presidentin rus Vladimir Putin se do të largohet nga Bakhmuti nëse nuk merr furnizimet me municione.

Ai fajësoi lidershipin ushtarak rus, për vdekjen e mijëra ushtarëve mercenarë të Wagner për shkak të mungesës së këtyre municioneve.

Vlen të theksohet, se grupi mercenar Wagner ka pasur një rol kyç në Bakhmut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here