Google search engine
Home Bota Rajoni 17 viktima në 48 orë, Vuçiç shpall “çarmatimin e Serbisë”, nga rikthimi...

17 viktima në 48 orë, Vuçiç shpall “çarmatimin e Serbisë”, nga rikthimi i dënimit me vdekje, te ruajtja e shkollave me policë, ja masat ekstreme që kërkoi presidenti serb pas gjakderdhjes masive

0
130

Ende e tronditur pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 9 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi. Një tjetër masakër me 8 viktima dhe 13 të plagosur është shënuar brenda 48 orëve në Beograd. Televizioni shtetëror, RTS, tha se i dyshuari, ishte përfshirë në një sherr në oborrin e një shkolle. Sipas mediave ai ishte larguar, për t’u kthyer me një pushkë dhe revole, me të cilat hapi zjarr në drejtim të kalimtarëve nga një makinë në lëvizje. “I dyshuari U.B. i lindur më 2002, është arrestuar në afërsi të qytetit të Kragujevcit. Ai dyshohet se ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 gjatë natës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.  Policia arrestoi edhe gjyshin dhe xhaxhain e të dyshuarit. Të mërkurën, Serbia u trondit nga një tjetër sulm me armë. Sipas autoriteteve një djalë 13 vjeçar vrau nëntë dhe plagosi shtatë të tjerë, në një shkollë në Beograd, para se të dorëzohej tek policia. Serbia ndodhej në zi tre-ditore për ato viktima, kur doli lajmi për incidentin e dytë. “Kjo është e tmerrshme për vendin tonë. Është humbje e madhe. Në dy ditë kaq shumë të vrarë”, thotë Ivani, banor i fsahtit të Dubonës. Shumë figura të politikës evropiane kanë reaguar ndaj ngjarjeve në Serbi duke dënuar sulmet dhe ngushëlluar të prekurit nga tragjeditë, mes tyre Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Evropian, Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriç. Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Europian në një postim në Twitter shkroi se BE i qëndron pranë popullit serb. “Një tjetër rast i të shtënave masive në Serbi me njerëz të pafajshëm të vrarë. Kjo është një tragjedi tronditëse, e tmerrshme ne ndjejmë dhimbjen dhe qëndrojmë me popullin e Serbisë në këto momente të vështira”, tha Borrell. Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi bëri thirrje për ndalje të dhunës. “I dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe mbarë kombit të Serbisë. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kjo dhunë duhet të marrë fund tani!”, shkroi ai.

Masat e Vuçiç

Presidenti serb Aleksëndar Vuçiç njoftoi dje një sërë masash të ashpra për të përmirësuar kontrollin e armëve dhe për të forcuar sigurinë në shkollat ??e vendit ballkanik pas dy masakrave këtë javë që vranë gjithsej 17 persona, tetë prej të cilëve ishin nxënës. “Ne do të vazhdojmë me një çarmatim pothuajse të plotë në Serbi,” vuri në dukje Vuçiç në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt disa orë pas masakrës së dytë në dy ditë në vend, në të cilën një i ri vrau 8 persona në tre fshatra afër Beogradit. Presidenti serb ka propozuar një moratorium për patentat e armëve pavarësisht nga lloji i armës, një “çarmatim pothuajse i plotë ” në Serbi, me një rishikim të licencave për të zotëruar armë të lehta, përveç atyre të gjuetisë, dhe kontrolle më të shpeshta mjekësore dhe psikologjike të pronarëve të armëve. , të cilat do të synojnë uljen e numrit të tyre nga rreth 400 000 ” në jo më shumë se 30 000 në 40 000 “. Ai vuri në dukje gjithashtu se qeveria do të punësojë 1,200 policë shtesë për të përmirësuar sigurinë në shkollat ??e vendit. Në fjalën e tij, Vuçiç kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje, por kryeministrja dhe qeveria e refuzuan duke thënë se së bashku me Bjellorusinë do të ishin të vetmet vende në Evropë që zbatojnë këtë vendim.

Kosova solidarizohet me viktimat në Beograd

Vrasjet e fundit në Serbi kanë tronditur edhe opinionin në Kosovë. Dy rastet tragjike që lanë të vdekur dhjetëra persona në pafajshëm në shtetin fqinjë kanë nxitur solidarizimin e qytetarëve të Kosovës me familjarët e viktimave. Deri me tani liderët politik kanë shprehur ngushëllim, ndërsa qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me popullin serb. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke iu shprehur ngushëllime familjeve. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ngjarje të rënda krijojnë pikëllime gjithkund. “Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here