Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” Sali Berisha u pyet për qëndrimin ndaj Evi kokalarit. Aktivistja shqiptaro-amerikane erdhi nga SHBA-të dhe qëndroi krah kreut të Foltores gjatë procesit të Rithemelimit të PD-së, por më pas u largua e zhgënjyer, duke akuzuar vetë zotin Berisha dhe njerëzit rrotull tij se kishin bërë një proces të pandershëm dhe me fitues të paracaktuar në forumet drejtuese të Rithemelimit.
Ndërsa ditët e fundit qarkulluan në rrjet foto ku ajo ishte bashkë me Erion Veliajn, për të cilat Kokalari fajësoi njerëz pranë kreut të Rithemelimit.
Pjesë nga biseda:
Z. Berisha tha se Kokalari nuk deshi që të kandidonte dhe se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për vendimet që marrin njerëzit e tjerë, ndërsa edhe çështjen e fotove e quajti punë të të tjerëve.
Dyrnjaja: Doktor disa që ishin me ju, iu kanë braktisur. Evi Kokalari p.sh. flet kundër jush. Si e shpjegoni këtë?
Berisha: Evi Kokalari nuk dëshiroi që të kandidonte.
Dyrnjaja: I ofruat ju që të kandidonte?
Berisha: Absolutisht po. Për aq sa kontribuoi. Unë nuk jam përgjegjës për vendimet që marrin njerëzit e tjerë. Po të më shohësh mua si zyrtar, unë kam vetëm një thelb: zbatimin e ligjit, zbatimin e statutit.
Dyrnjaja: Ju keni bërë kompromosi me Partinë Komuniste.
Berisha: Në qoftë se shkelmon statutin, nesër në pushtet nuk zbaton ligjet.
Sejamini: Në rastin e Evi Kokalarit mund të mos bie dakord, por falsifikime me montazhe dëmtojnë të gjitha palët.
Rakipi: Mund të mos e duash Kokalarin, por falsifikime me montazhe është turp i madh.
Berisha: Nëse merremi me çfarë kanë bërë të tjerë, nuk qëndron ajo.
Sejamini: Nuk e thashë për ju, Doktor. PD-ja duhet të jetë më tolerante, në përgjithësi. Është në të mirën e vetë PD-së që të jetë sa më miqësore, sa më qytetare edhe me ata që nuk janë dakord.










































