Motra e vëllezërve Haklaj, Aishe Haklaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacioneve, raportohet se Aishe Haklaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 8 të mëngjesit, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Arsyeja pse mendohet se po merret në pyetje ka të bëjë me një kallëzim të korrikut të vitit 2021 ku ajo akuzon Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.
Nga ana e SPAK nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar lidhur me paraqitjen e saj.