Edmond Haxhia u identifikua ditën e djeshme si personi që kishte porositur dhe organizuar vrasjen e biznesmenit Ardina Nikulaj.
Pas publikimit të emrit të tij, ka reaguar një familjare, e cila pretendon se Edmondi nuk ka lidhje me vrasjen, dhe akuzon autoritet se “i kanë njollosur emrin e familjes.
Nertila Haxhia, kushërira e Edmond Haxhisë, në një postim në Facebook, kërkon ‘pastrimin’ e emrit nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe hetuesit të cilët i akuzon se kanë detyruar një vajzë që të dëshmonte për përfshirjen e Haxhisë në këtë vrasje. Kjo e fundit dyshohet të jetë e dashura e Haxhisë.
“M.Rrumbullaku, me ke borxh cenimin e emrit te familjes se babes tim financuese vrasjesh dhe si shpi bisnesmenesh. Borxhin do duhet ta lani tek NERTILA ZEF HAXHIA! Pisat e tu hetues,nuk kishin pse torturonin ate vajzen brenda “CFARE DI NERTILA PER DOSJEN LEKSTAKAJ-NIKULAJ,CFARE DI NERTILA PER ATE GJAKMARRJE”. Nertilen e kishit aty, ju lut te fliste,me mbyllet deren,nuk I lejuat avokat vajzes qe hyri brenda perfaqesues ligjor 8 ore. A do me zoti Rrumbullaku?! Kerkoi Ulsi Manjes emrin tim, se mbase i kujtohet!













































