SPAK s’tërhiqet nga beteja, bën rekurs në Gjykatën e Lartë për të dënuar Etleda Çiften e vetingut, anëtarja e KPK akuzohet për deklarimit të rremë të pasurisë

0
212

Prokuroria e Posaçme nuk tërhiqet nga beteja për të dënuar komisioneren e vetingut Etleda Çiftja për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Çiftja ka fituar pafajësinë në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK ka kërkuar rekurs për vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. Kërkesa është shortuar dhe relatori i saj është caktuar gjyqtari Sandër Simoni. SPAK në GJKKO dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në  shërbim prove për dy vjet. Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Por si GJKKO dhe Apeli e rrezuan SPAK duke e shpallur të pafajshme komisioneren e vetingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here