Herë pas here emigrantët shqiptarë kanë pasur problematika të ndryshme lidhur me qëndrimin e tyre në Greqi.
Një ndër to lidhet edhe me lejet e qëndrimit për të gjithë ata shtetas shqiptarë që nuk janë të siguruar.
Pra, pavarësisht nëse ata janë apo jo në marrëdhënie pune do të duhet të paguajnë rregullisht siguracioinet mujore, në të kundërt do të duhet të kthehen në Shqipëri.
Edhe pse shqiptarët kanë shumë vite që jetojnë në Greqi, vijojnë që të kenë probleme me dokumentet. Edhe ata që kanë leje qëndrimi 10-vjeçare hasin në vështirësi për ta rinovuar atë. Në disa raste iu japin leje 3-vjeçare dhe më pas qëndrimi i tyre rrezikohet.