Google search engine
Home Ekonomi Qeveria kurs falas dhe punë për të rinjtë, ja kush është kategoria...

Qeveria kurs falas dhe punë për të rinjtë, ja kush është kategoria që përfiton

0
239

Qeveria ka miratuar sot një projektvendim që ka objektiv punësimin e të rinjve. Skema përfshin kurset profesionale dhe punësimin fillimisht nga shteti dhe më pas privati që do u japë hapësirë do të ketë mbështetje. Skemën e sqaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Sot miratuam projektvendim për nxitjen e punësimit për skemën e garancisë rinore, që do i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të rinjve nga 15-29-vjeç. Programi i referohet kësaj grupmoshe që ka një papunësi më të lartë.

Do i ofrohet cdo të riu që ka 4 muaj pa një punë, program të aftësimit përmes kurseve profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të përfundojë një program formimi 6 muaj do i ofrohet një vend pune, për 3 muaj do të paguhet me 80% të pagës minimale dhe për tre muajt e dytë do të paguhet 100% të pagës minimale.

Të gjithë bizneset që do punësojnë një të ri, do të paguhet 20% e kohës së personit që do të merret me trajnimin dhe të rinjve transportin nëse janë me larg se 2 KM nga vendi i punës” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here