Mançester Siti shkatërron Arsenalin, titulli në Premier League tani në duart e “qytetarëve”

0
107

Futbolli është i paparashikueshëm. Ndërkohë që Arsenali kishte javë që po bënte llogaritë e titullit, madje kishte projektuar edhe si do të festonte titullin në Londër, mbrëmë ju shembën të gjitha ëndrrat “Topçinjve”, të cilët u mposhtën në një duel direkt e vendimtar për kreun e për titullin nga Mançester Siti. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola jo vetëm i mundi, por me fitore të thellë dhe me trepikëshin e djeshëm afrohet me 2 pikë me vendin e parë por ka avantazh se ka dhe dy takime më shumë për të luajtur, që do të thotë se fatet e Premier League këtë sezon janë në duart e Sitit. Kështu, Mançester Siti fitoi 4-1 “finalen” ndaj Arsenalit, sukses të cilin e meritoi plotësisht dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim. Kampionët në fuqi dominuan duelin e luajtur në “Etihad Stadium”, përballje ku Kevin De Bruyne shkëlqeu me dy gola të bukur dhe asist. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe John Stones e Erling Haland, i cili vetëm në minutat shtesë ia doli të festonte. Ndërkohë, Rob Holding shënoi golin e nderit për skuadrën e Mikel Artetës. Arsenali vijon të kryesojë Premier League me dy pikë mbi Mançester Siti, por djemtë e Pep Guardiolës kanë zhvilluar dy ndeshje më pak. Ndërkohë, po mbrëmë, në Itasli u luajt një tjetër derbi, Inter-Juventus, por jo për kampionatin. Përplasja e dy gjigantëve të futbollit italian ishte në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Fitoi Interi që shkoi direkt në finale. Një fitore që vlen shumë për moralin e zikaltërve, të trajnerit Simone Inzagi dhe të vetë klubit në këtë moment, pasi ndodh në prag të ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League përballë Milanit. Interi është pra në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me shumë mundësi me Fiorentinën (skuadra vjollcë ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Kremonezes). Skuadra zikaltër tregoi pjekuri në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Juventusit, duke fituar minimalisht me golin e Dimarkos që në fillim të pjesës së parë. Në këtë derbi të Italisë, Interi u shfaq një ekip i pjekur dhe me ekluilibër në fushë, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë. Rezultati, në fakt, mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Lautaro Martinez në pjesën e parë e Mkhitarian në fraksionin e dytë do t’i kishin shfrytëzuar më mirë rastet që patën. Entuziazmi i Interit rritet po të mbahet parasysh fakti se është pranë një trofeu në Itali, siç është Coppa Italia, por edhe Champions League. Nëse në kampionat kanë dështuar, mund ta mbyllin si fimtarë të mëdhenj nëse fitojnë Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here