Gazetarja amerikane E. Jean Carroll, një nga paditëset ndaj ish-presidentit të SHBA-vë Donald Trump për përdhunim, deklaroi se biznesmeni miliarder është duke mashtruar.
“Donald Trump më ka përdhunuar. Ai gënjeu dhe shkatërroi reputacionin tim dhe unë jam këtu për t’u përpjekur të kthej jetën time në vijë”, është shprehur Caroll.
Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj.
Ndaj ish-presidentit amerikan rëndojnë 54 akuza, ku më e njohura është ajo e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.










































