Google search engine
Home Bota Avionët gjermanë kapin aeroplanët rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, NATO në gatishmëri

Avionët gjermanë kapin aeroplanët rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, NATO në gatishmëri

0
142

Tre avionë ushtarakë të Rusisë janë ndaluar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi detin Baltik. Lajmi është konfirmuar nga Forcat gjermane, të cilët sqaruan se avionët nuk kishin lëshuar pajisjet që tregojnë të dhëna për fluturimin e tyre.

Autoritetet postuan në rrjetet sociale twitter foto nga avionët, teksa për identifikimin e tyre po bashkëveprojnë me forcat britanike. Avionët ushtarakë rusë rregullisht fluturojnë nga Rusia për në Kaliningrad, që nënkupton se takime të tilla në hapësira ajrore të këtij rajoni janë të shpeshta.

Forcat luftarakë britanikë dhe gjermanë përgjuan gjatë javës së kaluar luftarakët rusë dhe avionët e inteligjencës mbi Detin Baltik, ndërsa NATO po kryente përpjekje të përbashkëta të policisë ajrore në rajon.

Në mars, autoritete gjermane e britanike kapën dy herë aeroplanët rusë afër hapësirës ajrore të Estonisë.

Siguria në vendet baltike të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, të cilat të gjitha kufizohen me Rusinë, ka qenë nën një kontroll të shtuar që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi një luftë ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here