Google search engine
Home Politike Belind Këlliçit i vjen goditja e papritur, ish-deputeti i njohur e padit...

Belind Këlliçit i vjen goditja e papritur, ish-deputeti i njohur e padit në Gjykatë

0
136

Ish-deputeti Halit Valteri ka zbuluar nga studio e Euronews Albania se kandidati për bashkinë e  Tiranës, Belind Këlliçi, do të paditet në gjykatë në lidhje me diplomën e shkollës së mesme.

Sipas ish-deputetit, Këlliçi nuk disponon diplomën e maturës së shkollës së mesme dhe do paditet për mashtrim.

“Shkollën ose e ke mbaruar, ose s’e ke mbaruar, dëftesën e pjekurisë, ose e zotëron ose nuk e zotëron.

Do kemi diskutim për çështjen e diplomës së Këlliçit se pasi t’i bëjmë atë kallëzimin do të dalë të kërkoj falje si qytetar i Tiranës, jo si kandidat. Patjetër që do kemi kallëzim, se një person që kërkon të marrë votat e qytetarëve të Tiranës, të paktën nuk mund të gënjejë për certifikatën e vetë të shkollimit”, tha Valteri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here