Mbyllet aeroporti i Berlinit dhe ‘paralizon’ fluturimet, zbulohet arsyeja e fortë

0
102

Aeroporti i Berlinit ditën e sotme është mbyllur për shkak të grevës së stafit të sigurisë, e cila ka nisur prej orës 03:30 dhe do të mbarojë në mesnatë.

Ndërkohë, janë anuluar të gjithë fluturimet.

Sindikata Verdi po kërkon të rrisë presionin ndaj punëdhënësve, me të cilët po negocion bonuset për punën në ditët e festave dhe fundjavave, si dhe rregullat jashtë orarit.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Federal të Kompanive të Sigurisë (BDLS) të paraqesë një ofertë të negocueshme në takimet tona më 28 dhe 29 prill dhe të mos përpiqet të fitojë kohë, në të kundërt do të vazhdojmë me grevat,” paralajmëroi përfaqësuesi i sindikatës Wolfgang Pieper.

Greva e sotme, e treta për aeroportin e Berlinit që nga fillimi i vitit, i shtohet listës tashmë të gjatë të protestave të punonjësve të transportit të vendit në muajt e fundit. Të premten e kaluar, një grevë tetë-orëshe në hekurudha shkaktoi vonesa të mëdha dhe bllokime të trafikut në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here