Google search engine
Home Politike Shkatërrimi i derës së KZAZ-së në Kavajë, policia del me njoftimin e...

Shkatërrimi i derës së KZAZ-së në Kavajë, policia del me njoftimin e minutës së fundit

0
103

Policia e Shteti ka reaguar në lidhje me incidenti ne ndodhur pasidten e sotmë në një nga KZAZ-të e Kavajës.

Në një njoftim zyrtar, uniformat deklarojnë se dera e KZAZ-së që ndodhej në shkollën “26 Marsi” është hapur me forcë nga disa të mitur, të cilët frekuentojnë ambientet mbasditeve. Sipas policisë, shkolla nuk është funksionale, ndërsa pas kqyrjes së vendngjarjes, nuk është vënë re mungesa e asnjë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here