Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka paralajmëruar telashe të mëdha për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta sa i takon aferës me lobimet në SHBA dhe jovetëm. Ditën e djeshme familja e Ilir Metës është tronditur sërish nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Pak javë më parë ish-presidenti Meta ngjiti shkallët e SPAK për aferën “CEZ-DIA”, por dosjet kundër tij në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar janë shtuar dhe gjërat kanë nisur të lëvizin. Dje në Prokuroria e Posaçme ishte Endrit Braimllari, i cili u mor në pyetje mbi lobimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SPAK ka një padi ku pretendohet se janë shpenzuar mbi 700 mijë dollarë dhe nuk janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI). Mirëpo zhvillimi më i bujshëm nuk ishte pyetja e Braimllarit, por fakti që SHBA ka sjellë në Tiranë një dosje voluminoze kundër Ilir Metës. Mësohet se autoritet amerikane i kanë kthyer përgjigje SPAK për çështjen e lobimit ne SHBA.
Lobimi në SHBA
Por për të mësuar më shumë rreth kësaj dosje të nxehtë”, gazeta “SOT”, bisedoi me avokat Beqirin, i cili ka treguar shumën marramendëse që ka futur në xhepin e tij dhe të Monikës nga ‘lobimet’ në Amerikë, Ilir Meta. Sipas zotit Beqiri, Braimllari është marrë në pyetje për të dytën herë, ndërsa akuzoi kreun e PL se i ka përdorur dhe përdor Ilir bashkëpunëtorët si ‘kamikazë’, referuar zotit Braimllari. “Në dijeninë time hetimet për lobimin 700 mijë dollarë të Ilir Metës dhe ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është drejt fundit. Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë dëshmi nga personat që kanë dijeni për këtë aferë të Metës dhe Kryemadhit, ku thirrja e sotme e Endrit Braimllarit në SPAK, bëhet për herë të dytë, pasi edhe para një jave ai është thirrur në SPAK, bashkë me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin. Prokuroria Speciale ka në dorë prova përvëluese për Metën, dosje kjo që është kopsitur, pas mbërritjes së letër porosisë nga SHBA. Pra, unë po shoh se pozitat e Metës po tronditen , paçka se ai është përpjekur t’i përdor bashkëpunëtorët si ‘kamikazë’, ndërkohë që ai këto ditët do të thirret për të dëshmuar për këtë çështje, ku do t’i komunikohen akuzat zyrtarisht. Ndërkohë Braimllari që është përdorur nga Meta, gjithashtu i janë komunikuar akuza dhe si duket me 2 dëshmitë që ai ka dhënë në SPAK, mund ta ‘marrë në qafë Metën’”, deklaroi për gazetën “SOT”.
Hetimet
Më tej avokat i njohur, Idajet Beqiri ka treguar edhe rrugën që do të ndjek Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar për të shkuar tek arrestimi i Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tij të zhytur në afera korruptive dhe kriminale. “Nisur nga kjo dinamikë, se si kanë rrjedhur ngjarjet, shoh që Metës po i hapen shumë telashe me drejtësinë. Dhe Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po ndjek një strategji që në fillim po i ‘këput’ shokët Metës, pra krahët, deri sa të shkojë tek koka e krimit dhe korrupsionit, pra tek Ilir Meta. Ilir është me një këmbë brenda burgut për këtë aferë, ku me një të rënë të lapsit Meta dhe Monika kanë futur në xhep 659 mijë euro. Meta është hajdut dhe i korruptuar dhe kjo është vetëm maja e Ajsbergut, pasi në ditët në vijim do t’i plasin të tjera skandale . Mos harroni që ka edhe shumë padi të tjera ndaj Metës në SPAK, që akuzohet për pastrim parash, korrupsion galopant, etj”, nënvizoi avokat Beqiri



































