U ekzekutua me 6 plumba brenda lokalit të tij, gazetari i njohur zbulon lidhjen e ngushtë të viktimës me Tom Doshin: Ka qenë me precedentë kriminal

0
224

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania kush ishte Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua pak pas mesditës së të mërkurës në lokalin e tij në Shëngjin.

Nikulaj ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë.

Ai ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.

“Ka rritur vigjilencën. Autorët që kanë ndjekur lëvizjet e viktimës ka bërë që të përdoret kjo mënyrë që të shkohet nga afër i maskuar si punonjës i shërbimit të postës. Në lokal në momentin e krimit ka pasur njerëz të tjetër që nuk kanë dyshuar në asnjë moment pasi kanë menduar se ka qenë një postier që ka sjellë një pako. Arma është shkrepur 6 herë, 2 kanë qenë fatale. Distanca shumë e afërt ka bërë që mundësia që të dështonte të ishte e vogël. Ajo që më bën përshtypje është një formë e re për t’iu afruar kaq afër një objektivi që nuk është e lehtë. Ka qenë një formë e mirëorganizuar”, tha gazetari Ferhati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here