Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin gjinekologjik në Tetove. Një nga mjekët ka xhiruar gratë në një sallë, madje i ka nxjerrë ato edhe live në “TikTok”, duke bërë “ndeshje” me një person tjetër.
“Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat grave në gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet,” shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit. Ndërsa në video dëgjohen gratë që bërtasin nga dhimbjet.
Sipas mediave vendase mësohet se ky rast deri më tani nuk ishte denoncuar në Polici, ndërkohë drejtori i repartit Pëllumb Vela tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.
“Si drejtor edhe për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve,” tha Vela.
Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë pak pas lindjes për shkak të paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve.