Renditja e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu dhe Dinamo marrin arratinë, ja tabela pas përfundimit të javës së 23-të

0
143

U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Skënderbeu dhe Dinamo bënë detyrën në shtëpi, respektivisht ndaj Korabit dhe Besës, ndërkohë që Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Burrelit.

Fitore të artë arritën në transfertë Luzi 2008 dhe Turbina e Cërrikut. Për sa i përket Besëlidhjas, skuadra lezhjane ka prerë edhe matematikisht “biletën” për në Kategorinë e Dytë. Dueli tjetër mes Tomorit dhe Apolonisë përfundoi në brazim pa gola.

JAVA 23, SOT

BURRELI-FLAMURTARI 0-0

SKËNDERBEU-KORABI 2-0

ORIKU-TURBINA 0-1

DINAMO-BESA (në Kamzë) 1-0

TOMORI-APOLONIA 0-0

BESËLIDHJA-LUZI 2008 0-1

TËRBUNI-LUSHNJA (Fiton Lushnja në tavolinë 0-3)

RENDITJA:

1 SKËNDERBEU 45 pikë

2 DINAMO 44 pikë

3 FLAMURTARI 40 pikë

4 KORABI 35 pikë

5 TOMORI 34 pikë

6 LUZI 2008 32 pikë

7 APOLONIA 32 pikë

8 BESA 31 pikë

9 LUSHNJA 28 pikë

10 BURRELI 27 pikë

11 TURBINA 26 pikë

12 ORIKU 21 pikë

13 BESËLIDHJA 17 pikë

14.TËRBUNI 24 pikë

 * Klubi i Tërbunit është përjashtuar nga aktiviteti dhe ndeshjet e mbetura do të fitohen në tavolinë 3-0 nga skuadrat që kalendari rezervonte përballjen ndaj pukjanëve deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here