“PD s’ka të ardhme me non grata”, Roland Bejko nis fushatën me sulm kundrejt Berishës: Del e thotë protesta më e madhe kur ka vetëm 5 të pranishëm

0
86

Roland Bejko i cili kandidon nën siglën e PD për bashkinë Tiranë, ka zgjedhur të njëjtin orar si Sali Berisha për të hapur fushatën për zgjedhjet e 14 maji. Në një takim me demokratët e degës nr.10 në Tiranë, nuk ka kursyer sulmin për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ngrihen e njoftojnë protesta sa herë që iu bien aksionet tek Edi Rama.

Po ashtu ironizon fjalët që përdor Berisha se bën protesta madhështore pasi sipas Bejkos, ka numër shumë të ulët personash të pranishë. Teksa akuzon Berishën për përcarjen e PD dhe bën thirrje që të mos e lënë partinë në dispozicion të ‘non gratë-s’ se nuk ka të ardhme me të.

“Në Shkodër kushdo që fiton, Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta se kanë krushqinë e re, humbasin demokratët. Ata janë në Tiranë. Ditën zihen, njoftohen revolucione dhe sa u bien aksionet te Edi Rama, mbledhin revolucione me Ilir Metën, fillon dhe Berisha me gjuhë hiperbolike, thotë protesta më e madhe kur ka vetëm 5 veta aty. E bën për ekranet. E kupton ku jemi katandisur. Të gjithë në shërbim të Berishës. Pse na urrejnë ne që nuk kemi asnjë lidhje me komunizmin por vimë nga populli, për të mos thënë nga të përndjekur politik.

E kemi për detyrë ta ruajmë PD se e dimë që nuk ka të ardhme me ‘non grata’. S’ka të ardhme pa SHBA e BE”, tha Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here