Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar aktivitetin e mbajtur ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari s’ka lënë pa përmendur boshatisjen e stolave në stadiumin “Air Albania” ku shkruan se nuk e di cili ishte momenti që kur demokratët u larguan nga ulëset e tyre, por i sugjeron ish-kryeministrit që ta kontaktojë kur të marrë seriozisht politikën opozitare dhe zotohet se do i mësojë se si fitohet mbështetja e shqiptarë dhe sidomos e elektoratit gri.
“I dashur z. Sali Berisha,
nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.
Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni”, shkruan Kokalari.
Postimi i plotë:
Ulëse kishte. Ulësës, jo!
Mishërimi i revolucionit të integrimit socialist, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e rradhës, pavarësisht që klani se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.
Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’.
Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali.
I dashur z. Sali Berisha,
Nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.
Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni.