Në Gjykatën e Apelit është hedhur shorti për ankimimin e Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të Durrësit. Dhimitër Lara është gjyqtari që do të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit.
SPAK dyshon se vilën ia ka dhënë Klodian Zoto ish ministrit Arben Ahmetajt në formë shpërblimi korruptiv, për shkak të rolit të Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve si ministër Ekonomie, ku ka firmosur për procedurën në 14 prill 2014 dhe më pas si ministër Financash.
Krahas vilës, Klodian Zoto i ka mbuluar udhëtimet jashtë vendit dhe akomodimet në hotele me 5 yje Arben Ahmetajt, nga viti 2013 deri në vitin 2018, rapor ky i faktuar me dokemente.