Google search engine
Home Bota Dominojnë grupet “Azemi” dhe “Rexhepi”, media amerikane: Mafia shqiptare e ka zhytur...

Dominojnë grupet “Azemi” dhe “Rexhepi”, media amerikane: Mafia shqiptare e ka zhytur Ekuadorin në gjakderdhje

0
125

Një media amerikane ka bërë një shkrim për drogën në Ekuador, ku theksin e vënë edhe te bandat shqiptare. Sipas kësaj medieje, grupet kriminale nga Ballkani po ndihmojnë në shndërrimin e vendit në një qendër kryesore për eksportet e drogës. Në artikull thuhet se inteligjenca ekuadoriane ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh mafian shqiptare. Në Operacionin Ballkani të vitit 2014, ata zbuluan se dy sindikata alfa të krimit, banda kriminale Azemi dhe Rexhepi depërtuan në operacionet portale për të siguruar lista paketimesh dhe kontejnerët e përzgjedhur për në Evropë. Shqiptarët e ndaluar në operacion u identifikuan gjithashtu si financues dhe kujdestarë të skemës. Operacioni Ballkani përfundoi me arrestimin e kreut të bandës, Remzi dhe 11 anëtarëve të tjerë të bandës, mes të cilëve shtetas shqiptarë dhe ekuadorianë. Policia dhe prokurorët ekuadorianë akuzuan organizatën se grumbullonte kokainën në Guayaquil me destinacion Evropën. Azemi i shpëtoi paraburgimit një muaj më vonë, u rishfaq në Evropë në vitin 2017 dhe më pas u arrestua në Gjermani. Azemi ende përballet me akuza penale në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e bashkëshortes së tij ekuadoriane dhe të arratisurit shqiptaro-malazez, Fadil Kacanic. Po ashtu, në artikull thuhet se autoritetet ekuadoriane ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre për këtë rast apo nuk e kanë pranuar praninë e shtetasve të huaj të lidhur me mafian brutale ballkanike. Dy burime të ndryshme të inteligjencës të konsultuara shkuan aq larg sa sugjeruan një marrëveshje të fshehtë ‘të nivelit të lartë’ mes policisë ekuadoriane dhe mafies shqiptare, një nga anëtarët e bandës së të cilës thuhet se humbi jetën në duart e policisë. Ndërsa këto raporte mbeten të pakonfirmuara, ato lënë pak dyshime për kthesën e tmerrshme për ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Ekuador dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here