Dalin PAMJET/ Ky është momenti kur gazetari i njohur dhunohet barbarisht nga tre persona

0
98

Gazetarit kosovar Valon Syla është sulmuar para dy ditësh nga 3 persona. Kamerat e sigurisë së një lokali kanë kapur momentin kur jashtë barit agresorët sulmojnë gazetarin.

Media kosovare Express ka siguruar pamjet, ndërsa shihet se pasi e godasin me grushte, tre agresorët largohen.

Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali. Syla u sulmua dy netë më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK.

Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.

Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se tre autorët janë vënë në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here