Google search engine
Home Politike Dy kandidatët për deputetë refuzojnë mandatin, zbulohet shkaku

Dy kandidatët për deputetë refuzojnë mandatin, zbulohet shkaku

0
134

Ditën e sotme pritet që KQZ të miratojë plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament si pasojë e kandidimit për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mësohet se dy emra kanë refuzuar që të marin mandatin e deputetit. Mësohet se nga radhët e PS, pas kandidimit të Besjan Ajazit për kryetar bashkie në Gramsh, në radhe për marrjen e mandatit ishte Ilir Beqja. Por, mësohet se ai nuk ka pranuar që të jetë ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë.

Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë edhe mandatin e deputetit.

Po ashtu, nga radhë t e PD la mandatin Zef Hila që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, në radhë për marrjen e mandatit ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here