Bllokohen 40 minatorë 900 metra nën në Trepçë, ja si paraqitet gjendja e tyre

0
92

40 minatorë kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në minierën e Trepçës, në Kosovë.

Mësohet se shkak është bërë një defekt i energjisë elektrike në ashensor, teksa minatorët ndodhen rreth 900 metra nën tokë.

Deri më tani, jashtë minierës kanë arritur të dalin 10 minatorë përmes daljeve të dyta, ndërkaq 30 të tjerë janë ende të bllokuar. Sipas autoriteteve vendase, miantorët e bllokuar kanë komunikim të vazhdueshëm me grupin e shpëtimit dhe deri më tani janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes sipas tij kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here