Google search engine
Home Sport Titulli është edhe më afër, Napoli fiton me një autogol dhe kthehet...

Titulli është edhe më afër, Napoli fiton me një autogol dhe kthehet të marshojë në Serinë A

0
103

Napoli ka lënë pas dështimin e javës së kaluar në kampionat ku u mund me shifrat 4-0 nga Milani. Skuadra e Spaletit ka siguruar një fitore të vështirë në transfertë përballë Leçes, ku në momentin vendimtar të sfidës e ndihmoi edhe fati.

Napolitanët sulmuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit me anë të Di Lorencos. Por më pas ata u tërhoqën për të administruar forcat duke menduar për sfidën e Champinos dhe Leçe nisi të sulmonte pareshtur.

Skuadra vendase barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe kërkoi me ngulm avantazhin, por u godit në momentin më të mirë kur një ndalim i gabuar i Galo dhe gabimi i portierit Falkne, bënë që topi të ndalej në rrjetë.

Kjo ia bëri më të thjeshtë minutat e mbetura Napolit që iu afrua disa herë golit të tretë, teksa u mbrojt më me rregull për të marrë tri pikë të vështira por shumë të rëndësishme që afrojnë edhe më shumë titullin për ekipin kryesues të Serisë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here