Parisi gjendet përsëri në tensione e protesta të dhunshme. Ndryshe nga herët e tjera si duket guximi i protestuesve sa vjen dhe shtohet, pasi veprimi i fundit ndaj Macron ka befasuar jo pak.
Kanë djegur një nga restorantet e preferuar të presidentit Emmanuel Macron në qendër të Parisit. Ky incident ndodhi gjatë përplasjeve me skuadrat speciale të policisë.
Restoranti ‘Staff’ në zonën La Rotonde u detyrua të mbyllej për të fikur flakët e protestuesve. Vendi njihet pasi aty presidenti Macron kishte mbajtur festën e fitores së zgjedhjeve në 2017 dhe me pas ka bërë takime të shumta politike e shoqërore.
Një gazetar i rrjetit AFP tha se një grup të rinjsh të maskuar kishin goditur vitrinat me gurë dhe fishekzjarrë, teksa perdet e restorantit kishin marrë flakë. Presidenti në këtë restorant kryente takimet e strategjisë së zgjedhjeve në 2017 dhe hante aty më vonë pas fitores.
“Sa herë ka protesta dëgjon njerëzit që thërrasin ‘Vdekje për La Rotonde, vdekje Macron’,” ka thënë më parë për AFP, Gerard Tafanel, pronari i restorantit bashkë me vëllanë e tij Serge.
Ndërkohë forca të shumta policie janë duke mbrojtur bizneset e kryeqytetit në ditën e 11 të protestave të gjera kundër reformës së Macron me të cilën kërkon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.










































