Google search engine
Home Politike Ish-ministri i Financave ‘paralajmëron’ kryeministrin Rama: Nuk duhet të lejojë çoroditje juridike…

Ish-ministri i Financave ‘paralajmëron’ kryeministrin Rama: Nuk duhet të lejojë çoroditje juridike…

0
165

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha në një intervistë se personat që e këshillojnë kryeministrin e bëjnë detyrën e tyre shumë keq. Ai i sugjeroi Ramës të kontrollojë emocionet dhe njëkohësisht të jetë i kujdesshëm pasi veprimet e tij nuk kanë logjikë juridike.

“Nuk e di kush e këshillon kryeministrin. Jam i bindur dhe ja them publikisht që e këshillojnë shumë keq dhe njëkohësisht kryeministri vet duhet të ruhet nga emocionet e momentit dhe nuk duhet të lejojë çoroditje juridike,” – u shpreh Malaj.

 Malaj deklaroi se t’i thuash biznesit që tashmë ju nuk keni të drejtë të ankoheni në gjykatat ndërkombëtare do të thotë ta demotivosh atë.

“Dëmi më i madh duhet të ndihet në ekonomi, ritmi e investimeve të huaja do bjerë dhe cilësia e investimeve të huaja do të dobësohet sepse nuk do të vijnë ata që duan garanci juridike, por vetëm ata që duan garanci personale,” – u shpreh ish-ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here