Diplomati Fatos Tarifa gjatë një inverviste televizive tregoi momente të sikletshme nga vizitat e Nanos në SHBA.
Një episod i sikletshëm ishte kur Nanon përdorte termin “negër” para kongresmenëve.
Ndërsa në një tjetër rast ai u vonua në një takim me studentët shqiptarë pasi kishte qenë gjithë natën në kazino.
Ndër kryeministrat, Nano ishte ai me të cilin kishe dëshirë të uleshe, zhvillonte bisedë të artikuluar, por edhe ai kishte huqet e veta. Një rast kryeministri Nano në një darkë me 10 kongresmenë përdori fjalën ‘neger’ në formë shakaje. Unë u shqetësova duke ditur sa diskriminuese ishte ajo fjalë. Përgjithësisht përdoret afro-amerikan ose black. Edhe pse i thanë mos e përdor, dhe fytyrat e tyre ndryshuan, ai e përsëriti për herë të dytë. Nuk e di përse e bëri.
Ka pasur raste kur ish-Presidenti Moisiu nuk erdhi në një darkë, por shkoi diku me Mediun, për të cilën nuk kisha dijeni dhe më vuri në siklet me security. Priste që Nano të vinte në Boston që t’u fliste shqiptarëve në Universitetin Massachusetts. Erdhi të nesërmen në mëngjes me vonesë ku e prisnin 350 shqiptarë në një sallë, sepse kishte qenë tërë natën në kazino. Kjo bëri që të reagonin keq nga disa studentë shqiptarë Bostonit.
































