2 viktima dhe miliona banorë pa energji elektrike, vendi vihet nën ‘kërcënimin’ e kushteve atmosferike

0
107

Prej ditës së enjte Kanadaja po kalon nën ethet e tmerrit të stuhisë së acarit, duke shkaktuar viktima dhe mbi 1 milion banorë mbeten pa energjie elektrike si dhe dëme kolosale duke rrëzuar pemë të shumta, rreshje të forta shiu.

Pak më pak se një milion njerëz nuk kishin energji në Quebec dhe rreth 110,000 në Ontario që nga ora 16:00, sipas Poëeroutage.com. Ndërprerjet e kombinuara për të dyja provincat kishin kaluar të paktën 1.3 milion më herët gjatë ditës.

Të dy provincat përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme të Kanadasë prej rreth 39 milionë banorësh.

Ofruesit e energjisë elektrike në të dyja provincat po punonin për të rivendosur energjinë, por riparimet pritej të vazhdonin për ditë të tëra, që do të thotë se shumë kanadezë mund ta kalonin fundjavën e Pashkëve në errësirë.

Një burrë u vra në Quebec kur një pemë ra mbi të, tha Kryeministri Francois Legault në një konferencë, duke paralajmëruar njerëzit që të kenë kujdes për telat e ndezur dhe pemët e dobësuara. Një tjetër burrë vdiq në Ontario lindore kur u godit nga një degë që binte, raportoi transmetuesi CTV News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here