Arabia Saudite nuk përmbahet, ja oferta e çmendur që i bën Jose Mourinhos

0
154

Cristiano Ronaldo arkëton 200 milionë në sezon. Lionel Messit i është bërë oferta 400 milionëshe për një vit por nga Lindja e Mesme drejt Europës troket një ofertë tjetër e pakonceptueshme.

Trajnerit të Romës, Jose Mourinho i kanë trokitur në derën e shtëpisë nga Federata Arabe e Futbollit me një ofertë që “Special One” ndoshta duhet ta marrë setiozisht në konsideratë.

Atij i janë premtuar 120 milionë euro për dy sezone. Përballë një shume të tillë ndoshta asnjë trajner nuk mund të rezistojë por Mourinho është Mourinho dhe tekniku luzitan e ka treguar se paratë nuk janë prioritet në karrierën e tij. Gjithsesi, topi tashmë ka kaluar në këmbët e teknikut nga Setubali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here