Google search engine
Home Kronike Me precendent të theksuar penal, kush është Aldi Mustafi që sot i...

Me precendent të theksuar penal, kush është Aldi Mustafi që sot i shpërthyen makinën me tritol

0
171

Automjeti në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa ka shpërthyer me lëndë plasëse në një atentat të ndodhur të hënën në Shkozet.

Nga informacionet e para bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here